Kuvend, vezë në drejtim të Kryeministrit. Goditet Ermonela Felaj (Video)

Shqipëria

Kuvend, vezë në drejtim të Kryeministrit. Goditet Ermonela Felaj (Video)

Më: 25 shkurt 2016 Në ora: 14:01

Seanca parlamentare e ditës së sotme është tensionuar, pas protestës së deputetëve të opozitës.

Madje kjo e fundit ka arritur që qëllojë me vezë në drejtim të Kryeministrit Edi Rama, megjithëse efektivët e gardës së republikës, kanë ushtruar kontrolle ndaj deputetëve pak përpara nisjes së seancës.

Një nga vezët e hedhura në drejtim të Ramës, ka godiur ministren Ermonela Felaj, ndërsa efektivët e gardës, ndoshta të shtuar në numër janë vendosur mes deputetëve të opozitës që ndodheshin në foltoren e Parlamentit dhe tryezës ku qëndron Qeveria.

Nuk dihet se cili nga ligjvënësit e opozitës qëlloi me vezë, por Kryeministri Rama është shfaqur i nervozuar ndaj protestës së deputetëve demokratë.

Tension në parlamentin shqiptar - Opozita qëllon me vezë kryeministrin

Posted by VOA - Zëri i Amerikës on Thursday, 25 February 2016

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat