Shën Valentini, bashkia nis aktivitetet për të dashuruarit

Shqipëria

Shën Valentini, bashkia nis aktivitetet për të dashuruarit

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 18:06

Bashkia e Tiranës është kujdesur që në këtë 14 shkurt të dashuruarit ta festojnë ndryshe duke organizuar një sërë aktivitetesh nën sloganin, “Tirana dashuron”.

Ndryshe nga ditët e tjera, kryeqyteti në ditën e 14 shkurtit u zgjua nën një mot të kthjellët, çfarë u lejoi të dashuruarve të shijonin aktivitetet e Bashkisë së Tiranës të organizuara që prej orës 11:00 të paradites.

Aktivitetet të cilat u dedikoheshin të gjitha grupmoshave ishin të shumta, duke nisur që nga leximi, muzika, futbolli, por edhe panairi i punimeve artizanale.

Një prej sporteve që dhuroi emocione të veçanta, ishte zhvillimi i ndeshjes së futbollit të femrave midis dy qyteteve, Tiranës dhe Prishtinës, shkruan "Ora News".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat