Gazetarja shqiptare e BIRN: Ja çfarë i thashë John Kerryt (Video)

Shqipëria

Gazetarja shqiptare e BIRN: Ja çfarë i thashë John Kerryt (Video)

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 16:44

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry në fund të vizitës së tij në Tiranë ka zhvilluar një takim edhe me një grup të rinjsh, mes tyre edhe gazetarë.

Pikërisht një prej tyre ka qenë edhe gazetarja që bashkëpunon me agjencinë BIRN, Fatjona Mejdini, e cila pas takimit ka shkruar se i ka folur Kerryt për gjendjen e medias në Shqipëri.

“Pata fatin të ndaja një bisedë sot së bashku me 7 të rinjë të tjerë me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry si përfaqesues të të rinjve shqiptarë në përpjekje tona modeste në luftën kundër korrupsionit dhe shtetit të së drejtës.

Përsa i përket mediave i komunikova Sekretarit Kerry perpjekjet e gazetarëve për të luftuar censurën dhe auto censurën dhe format e ‘buta’ të kapjes së medias që shpesh përdoren nga politika.

Ndava me të dhe shqetësimin përsa i përket mosfunksionimit të RTSH-se si një televizion publik i shqiptarëve i paguar me taksat e tyre dhe sesi reforma në Drejtesi i ndihmon në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe lirisë së mediave në vend”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat