Berisha: Vizitë historike e sekretarit John Kerry në Shqipëri! (Foto)

Shqipëria

Berisha: Vizitë historike e sekretarit John Kerry në Shqipëri! (Foto)

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 14:52

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sli Berisha e ka quajtur vizitë historike ardhjen e sekretarit amerikan John Kerry në Shqipëri.

Berisha ka than se vizita e sekretarit Kerry, është një mbështetje e madhe për përpjekjen e Shqipërisë dhe shqiptareve në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe rrugën e integrimit, sigurisë dhe zhvillimit

“Sot erdhi per nje vizite miqesore, historike ne Shqiperi, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Kjo vizite, qe eshte e pesta e nje sekretari shteti ne Tirane qe nga viti 1991, eshte deshmi e vleresimit dhe ndjenjave miqesore qe SHBA kane per Shqiperine dhe shqiptaret.

Vizita e sekretarit Kerry, takimet, mesazhet e tij publike jane nje mbeshtetje e madhe per perpjekjen e Shqiperise dhe shqiptareve ne luften kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe rrugen e integrimit, sigurise dhe zhvillimit.

Sekretari Kerry, krahas pushtetareve, zhvilloi nje takim te veçante shume te rendesishem me kryetarin e Partise Demokratike dhe degjoi zerin e opozites mbi gjendjen tejet te rende te krimit te organizuar, lidhjet e tij te tmerrshme me Ramen dhe qeverine e tij, korrupsionin e permasave gjigande te qeverise dhe rrenimin e zgjedhjeve nga Edi Rama.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe udheheqja e PD u takuan me sekretarin Kerry, duke qene kontributor kryesor dhe promotori i ligjit dhe procesit te dekriminalizimit, per te cilin qeveria e SHBA dha nje kontribut thelbesor.
Kjo vizite behet dhe ne kuadrin e 25 vjetorit te rivendosjes se marredhenieve diplomatike me 15 mars te vitit 1991 midis dy vendeve tona, akt historik qe ndodhi vetem tre muaj pas themelimit te PDSH dhe qe u be i mundur nga vendosja e pluralizmit politik ne Shqiperi”, ka shkruar Berisha n Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat