Rama-Kerri në bulevard, momenti i takimit me një grup qytetarësh

Shqipëria

Rama-Kerri në bulevard, momenti i takimit me një grup qytetarësh

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 13:48

​Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, duket se e ka shkelur agjendën gjatë vizitës në Tiranë. Pas takimit në Kryeministri, ai është në këmbë drejt hotel “Rogner”-it, ku u takua me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Por para se të mbërrinte në vendtakim, kryediplomati amerikan së bashku me kryeministrin Rama u ndal për disa minuta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, takoi dhjetëra qytetarë që ishin mbledhur për ta përshëndetur.

Gjatë ndalesës së paparashikuar në protokoll, Kerri mbajti në krahë një fëmijë për pak çaste. Rama e ka postuar në “Facebook” foton e këtij momenti, me diçiturën “Fotoja e ditës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat