Kerry merr në krah vogëlushin 5 vjeç, ia "prezanton" Rama

Shqipëria

Kerry merr në krah vogëlushin 5 vjeç, ia "prezanton" Rama

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 12:59

Mjaft sportiv, i qeshur dhe i çlirët totalisht nga kollarja e zyrtarit të ngurtë, sekretari amerikan i shetit John Kerry ka lëvizur në këmbë nga kryeministria në drejtim të hotel "Rogner" për të takuar liderin e opozitës Lulzim Basha.

Në këtë rrugëtim vetëm disa metra, kryediplomatin amerikan e shoqëroi vetë kryeministri Rama dhe anëtarët e kabinetit qeveritar që takuan Kerryn në selinë e qeverisë, por kjo rrugë e shkurtër solli edhe një suprizë të këndshme.

Kryediplomati i lartë përshendeti përzemërsisht qytetarët e pranishëm në rrugë, ndërsa nuk ngurroi të marrë në krah një vogëlush, të cilin për shkak të gjuhës, kërkoi që t'ja "prezantonte" kryeministri Rama. Ai pyeti për emrin e tij në anglisht, ndërsa kreu i qeverisë në rolin e "përkthyesit" i bëri të ditur se si quhej djali i vogël me një xhup të kuq.

Më tej Kerry duke e mbajtur në krah Kerry u interesua edhe për moshën e tij, ku sërish shefi i qeverisë ju drejtua djalit duke marrë përgjigjen: 5 vjeç.

Zyrtari i lartë amerikan i dhuroi një puthje vogëlushit, duke bërë të lumtur edhe babain e të voglit, në fytyrën e të cilit dukej gëzimi për këtë takim.

Më tej duke vijuar t'i japë duart qytetarëve, Kerry ndoqi rrugën drejt Hotel "Ronger" ndërsa kryeministri Rama dhe ministrat u kthyen sërish në godinën e Këshillit të Ministrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat