Rama: Me ShBA-të nuk na ndan asgjë por na bashkon gjithçka

Shqipëria

Rama: Me ShBA-të nuk na ndan asgjë por na bashkon gjithçka

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 11:47

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,gjatë një konferencë të përbashkët me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, ka deklaruar se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit në mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, do të luaj një rol kyç në sigurinë e rajonit.

Rama shtoi se shqiptarët u janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara, pasi pa ta shqiptarët në tërsi nuk do të ishin më të respektuar si kurrë më parë dhe se Shqipëria nuk do ta arrinte reformën gjatë këtyre viteve.

“Objektivi ynë i përbashkët është që marsi të jetë muaji i votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, sa i përket reformave. Me Shtetet e Bashkuara nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka”, ka thënë ai.

Rama tha se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është një dialog i lehtë por është pa diskutim e vetmja rrugë për të arritur suksesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat