​Monitorimi i ligjit antiduhan, ISHSH vendos 20 masa administrative

Shqipëria

​Monitorimi i ligjit antiduhan, ISHSH vendos 20 masa administrative

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 09:07

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka njoftuar se në të gjithë territorin e Shqipërisë do të vazhdojnë inspektimet për monitorimin e zbatimit të ligjit antiduhan.

Nga data 1 shkurt 2015 deri më datë 12 shkurt 2015 janë marrë 20 masa administrative ndaj disa subjekteve të cilët gjatë inspektimeve të inspektorëve të ISHSH janë konstatuar me shkelje.

ISHSH falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe përsërit thirrjen për të denoncuar çdo rast kundravajtjeje të ligjit të sipër përmendur në numrin e telefonit pa pagesë 0800 4040 si dhe në adresën Rruga Aleksandër Moisiu, nr. 80, Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat