Grida Duma në Gjirokastër, kritika bashkisë

Shqipëria

Grida Duma në Gjirokastër, kritika bashkisë

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 19:43

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma, ishte sot në Gjirokastër për të parë nga afër problematikat e këtij qyteti, sidomos në drejtim çështjet që kanë lidhen me vlerat muzeale dhe trashëgiminë kulturore.

Më pas Duma ka vizituar edhe rrënojat nga ajo çfarë ka ngelur nga banesa e disidentes Musine Kokalarit pas djegies së një viti më parë nga një zjarr aksidental.

Sipas Dumës, Bashkia, duhet të vërë dorë në ringritjen e kësaj banese të pozicionuar në zonën historike të qytetit.

Prej disa ditësh Duma ka nisur një tur takimesh nëpër qytete të Shqipërisë, për të prekur nga afër problematikën e qytetarëve dhe për të prezantuar alternativën qeverisëse të PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat