Vizita e Sekretarit Kerry në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen

Shqipëria

Vizita e Sekretarit Kerry në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 18:11

Në kuadër të masave për garantimin e sigurisë gjatë vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, Policia e Shtetit publikon akset në të cilat do të ketë kufizim të qarkullimit

Në deklaratën për shtyp thuhet se “nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë janë marrë masa në bllokimin e disa segmenteve rrugore kryesore si më poshtë:.

• Aksi rrugor nga Aeroporti Rinasit “Nënë Tereza” – mbikalimi i Kasharit.
• Aksi rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi i Kamzës, në të dyja krahët e autostradës, si dhe rrugët dytësore paralel me to.
• Aksi rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga “Dritan Hoxha” – Rruga e “Durrësit” .
• Aksi rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza”, si dhe rrugët lidhëse me to.
• Aksi rrugor nga Rruga “Teodor Keko” – Fabrika e Bukës – Bulevardi “Bajram Curri”, nga ura Teknologjike – Ura e Kualidimit – Ura e Drejtorisë Tiranë – Ura e Dajtit deri te ura e Rrugës së Elbasanit.
• Aksi rrugor Bulevardi Zogu i Parë nga Ministria e Drejtësisë deri tek Sheshi Skënderbej.
Gjithashtu njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që do devijohet aksi rrugor i kamzës deri tek shinat e trenit.

Gjithashtu, policia njofton se nuk do të lejohen parkimet e mjeteve duke filluar nga Sheshi Shqiponja deri te rruga Elbasanit si dhe nuk do të lejohet parkimi prapa Muzeut.

“Në rast të mos largimit të mjeteve njoftojmë se do të ngrihen me sherbim te mjeteve ngritese.
Subjektet e linjave të shërbimit publik që operojnë në linjat brenda qytetit të Tiranës, dhe linjave të transportit udhëtarëve ndërqytetëse, kryesisht ato që përdorin rrugët në pjesën veriperëndimore të qytetit të Tiranës, nuk do të lejohet qarkullimi i këtyre mjeteve në këto pjesë të rrugës”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në rastet e urgjencave apo raste të tjera të emergjencave që kërkohen nga qytetarë, shërbimet e Policisë Rrugore do të bëjnë shoqërimin e mjeteve pranë qëndrave më të afërta shëndetësore.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 07:00 deri në orën 15:00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat