Fier, rreth 700 të rinj anëtarësohen në Partinë Socialiste

Shqipëria

Fier, rreth 700 të rinj anëtarësohen në Partinë Socialiste

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 18:08

Objektivi për dyfishimin e numrit të anëtarësisë së Partisë Socialiste deri në Kongresin e 19 Marsit është drejt realizimit në disa prej qyteteve të mëdha të vendit.

Pas Tiranës, Durrësit e Beratit, edhe Fieri ka mirëpritur sot plot 700 anëtarë të rinj në familjen socialiste. Kryeministri Edi Rama së bashku me deputetët Blendi Klosi dhe Gramoz Ruçi u kanë shpërndarë 50 kartat e para anëtarëve të rinj në qytetin e Fierit.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë spikatën arsyet për të cilat ata zgjodhën të bëheshin pjesë e Partisë Socialiste të Fierit.

34 mijë anëtarë të Partisë Socialiste në qarqet Elbasan, Fier, Korçë dhe Berat janë ftuar sot në procesin e votimit të delegatëve të Kongresit të 19 Marsit.

Nga procesi zgjedhor i kësaj të shtune do të dalin në total 336 delegatët e parë sipas parimit një anëtar një votë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat