Brataj: Nuk do të mbyllet Urgjenca e Tiranës, autoambulancat do jenë në terren

Shqipëria

Brataj: Nuk do të mbyllet Urgjenca e Tiranës, autoambulancat do jenë në terren

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 16:02

Transferimi i personelit të ugjencës së Tiranës me urdhër të ministrit Beqaj ka krijuar paqartësi tek qytetarët dhe vetë bluzat e bardha se si do të funksionojë ky shërbim. Drejtori i Urgjencave Kombëtare, Skënder Brataj sqaron organzimin e ri që do të ketë ndihma e parë. Do të ketë një qendër të vetme që do të bëjë koordinimin e urgjencave dhe autoambulancat do të jenë në terren. Përvec spitaleve universitare dhe rajonale, do të ketë edhe urgjenca të reja për të qënë sa më pranë qytetarëve duke shmangur trafikun apo incidente të tjera të padëshirueshme.

Urdhëri i ministrit Beqaj për të transferuar pesonelin e urgjencës së Tiranës drejt spitaleve universitare krijoi një situatë konfuze si tek mjekët që kanë shërbyer ndër vite në këtë shërbim por dhe qytetarët të cilët nuk u sqaruan nëse do të kërkojnë më ndihmën e parë në Urgjencën e Tiranës apo ajo do të mbyllet.
Skënder Brataj, drejtori i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, shpjegon mënyrën se si do të riorganizohet dhënia e ndihmës së parë.

Ugjenca e Tiranës nuk do të mbyllet, një pjesë e stafit do të vijoj të qëndroj aty por një pjesë do të transferohen në spitalet rajonale.

Skënder Brataj: Aty do të jetë, por do të jetë një pikë e përgjigjes së shpejtë të urgjencës dhe që aty do të niset ambulance dhe të shkojë tek qytetari. Shumë afër me urgjencën e Tiranës është Qendra Shëndetësore, mund të hapet ajo 24 orë dhe aty do të bëhet marrja e thirrjeve. Do të ketë personel, një autoambulancë. Nuk ka mbyllje të shërbimit paraspitalor.

Përveç urgjencave në Spitalet universitatre, ky shërbim do të ofrohet edhe në Qendrat Shëndetësore që do të qëndrojnë 24 orë të hapura si dhe në zona të tjera të kryeqytetit si Laprakë dhe pranë dispancerisë.

Skënder Brataj: Do të shikojmë edhe Qendrat Shëndetësore që mund të jenë të hapura 24 orë që qytetari ta ketë jo vetëm te njësia 5, apo urgjenca te blloku, por pse mos ta ketë Kombinati, Lapraka etj.

Me autoambulancat në terren, koha e mbërritjes tek pacienti nuk duhet të jetë më shumë se 6 minuta.

Skënder Brataj: Kur vin telefonata dhe ka ndonjë shërbim në të njëjtën kohë nisemi ne dhe vdekje dhe kush arrin më përpara fiton.

Qëndra Kombëtare e Urgjencave do të jetë qendër unike në Shqipëri që do të bëjë organizimin dhe koordinimin e këtij shërbimi. Godina po ndërtohet pranë Spitalit Universitar të Traumës dhe punimet bashkë me vendosjen e sistemit pritet të përfundojnë në fund të 2016.

Skënder Brataj: Brenda qershorit besoj se mbaron me ndërtimet, suvatimet dhe impiantet. Jemi në fazëen e përgatitjes dhe vlerësimit të njësisë elektronike që do të bëjë vlerësimin. Me përfundimin e saj do të plotësohet dhe mendojmë se brenda vitit do të jetë në gjendje funksionale.

Qytetarët në të gjithë vendin do të telefonojnë në numrin 127 ose në numrin 112 që po pilotohet si numër i emergjencave kombetare. Stafi, do që do të punojë në qendrën kombëtare të urgjencës do të marrë thirrje nga i gjithë vendi, nga aty do të koordinohen ambulancat që janë të shpërndara dhe sipas tipologjisë së sëmundjes do të bëhet shpërndarja e pacientëve në Urgjencat e Spitaleve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat