Balla i përgjigjet Blushi: Zgjedhja e delegatëve demokratike, po flet dhe shan si Saliu

Shqipëria

Balla i përgjigjet Blushi: Zgjedhja e delegatëve demokratike, po flet dhe shan si Saliu

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 15:09

Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla ka reaguar në lidhje akuzat e kolegut të tij në PS, Ben Blushi, përsa i takon procesit të zgjedhjeve të delegatëve në Qarkun e Elbasanit. Blushi akuzoi Ramën se po emëron delegatët e Kongresit të 19 Marsit, por Balla tha se kolegu i tij socialist akuzon Qeverinë dhe shan partinë me të njëjtat argumente si ish-Kryeministri Sali Berisha. Balla e cilësoi procesin shumë demokratik dhe do të përfundojë si i tillë. “Kriteri themelor ishte ai i barazisë gjinore.

Në 170 delegtatët e rajonit Korçë- Elbasan do të dalin 85 gra e 85 burra. Është proces i rëndësishëm që garanton barazinë gjinore”, tha Balla. Duke sqaruar debatin mes tij dhe Blushit, Balla theksoi se kemi pasur një replikë që e kanë mbështetur të gjithë anëtarët e PS-së të Elbasanit. “Ajo që mundoi Blushi të bënte ishte ripërsëritetj e telenovelës fyese të një procesi transparent. Bluishi nuk ka si ta dijë kur nuk ka qenë asnjë ditë. Unë si drejtues politik i Elbasanit kam njoftuar përmes një mesazhi telefonik të gjithë.

Kur nuk vjen në Elbasan për 2 vite me radhë dhe nuk ushtron detyrën primare të deputetit, kur flet për qeverinë flet si Saliu, kur shan partinë e tij e shan me të njëjtat argumente si Saliu. Kjo është fyese”, tha Balla në reagimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat