Incidenti/Militanti i PS-së i kërkon llogari Blushit: Pse nuk mbajte premtimin, ti fik telefonin

Shqipëria

Incidenti/Militanti i PS-së i kërkon llogari Blushit: Pse nuk mbajte premtimin, ti fik telefonin

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 14:35

Në një kohë që deputeti Ben Blushi po monitoronte procesin e zgjedhjes së delegatëve në Qarkun e Elbasanit për Kongresin e PS-së, një prej militantëve socialistë i është drejtuar i indinjuar ligjvënësit duke i kujtuar se nuk kishte mbajtur premtimin për ta punësuar. Blushi teksa përpiqet ta qetësonte i ka thënë se nuk ishte ai që e kishte lënë pa punë dhe se kjo ishte arsyeja që po ankohej,pasi janë të shumtë socialistët pa punë.

Socialisti: Më premtoi punë por më la rrugëve

Ben Blushi: Qetësohu

Socialisti: Çfarë të qetësohem, ti fik telefonin.

Ben Blushi i jep dorën: Qetësohu me mua e ke apo me atë,( për Taulant Ballën)

Socialisti:
Me ty e kam. Më the do më fusësh në punë

Ben Blushi i jep dorën

Socialisti:
Pse ta jap dorën, kot!

Ben Blushi: Po pse të mos ma japësh dorën, çfarë pret nga unë?

Socialisti: Jam vetë i 8-të pa bukë.

Ben Blushi: Po unë s’të kam lënë pa bukë

Socialisti:
Ti më ke lënë, se ike. Kur erdhe më Elbasan më the jam i pari, ku e ke punën?

Ben Blushi: Për këtë punë po ankohem se jeni të gjithë të papunë.

Socialisti:
Na gjej punën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat