Basha në Shkodër, fiken dritat teksa ai po fliste

Shqipëria

Basha në Shkodër, fiken dritat teksa ai po fliste

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 13:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Shkodër për aktivitetin në kuadër të zgjedhjeve brenda Forumit Rinor të PD-së.

Por, teksa Basha po fliste është ndërprerë energjia elektrike. Pas këtij incidenti, kreu i opozitës ka deklaruar: “Po kërcënohemi dita ditës nga tirania e krimit Rama-Meta. 25 vite më parë nuk ndaloi diktatura dhe terrori komunist”.

Gjithashtu, Basha ka akuzuar dyshen Rama-Meta se kanë në themel shkatërrimin e votës së lirë. Ai ka shtuar më tej se “koha e oligarkisë po mbaron, pasi është miratuar ligji i dekriminalizimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat