Reshjet përmirësojnë situatën hidrike/KESH: Rezerva energjitike e akumuluar 1153 GWH

Shqipëria

Reshjet përmirësojnë situatën hidrike/KESH: Rezerva energjitike e akumuluar 1153 GWH

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 10:52

Korporata Elektroenergjetike shqiptare bëri të ditur se si rezultat i reshjeve të ditëve të fundit është përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në Kaskadën e Drinit. Aktualisht rezerva energjetike e akumuluar është rreth 1153.4 GWH.

“KESH po shfrytëzon këtë situatë optimalisht duke ngarkuar në maksimumin e mundshëm agregatët disponibël për të trajtuar prurjet në basenet e hidrocentraleve. Prodhimi ditor i energjisë elektrike nga HEC-et e Kaskadës së Drinit është rreth 19 milion KWh”, thuhet në një njoftim të Korporatës.

Mësohet se për muajin Shkurt, KESH po plotëson gjithë kërkesën e tregut të rregulluar të vendit, përfshirë humbjet në rrjetin e shpërndarjes.

“Prurjet e mëdha hidrike të ditëve të fundit e bëjnë të domosdoshme rritjen e prodhimit në mënyrë që basenet të vijojnë të mbahen në kuotat e parashikuara nga Rregullorja dhe vendimarrjet përkatëse të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave”.

Nga të dhënat e Sektorit të Operimit dhe Monitorimit të kaskadës në KESH, rezulton që sot në orën 9.00 më datë 13 shkurt 2016:

Niveli në HEC Fierzë është 290.74 m, prurjet rreth 500 m³/sek,

Niveli në HEC Koman është 172.18 m, prurjet rreth 200 m³/sek,

Niveli në HEC V.Dejës është 75.05 m, prurjet rreth 90 m³/sek ,

Për periudhën në vijim deri në fund të muajit shkurt, KESH do të vazhdojë të mbulojë edhe humbjet në rrjetin e shpërndarjes, që llogariten rreth 160.000 MËh.

KESH informon se “energjinë shtesë të prodhuar në kushtet e prurjeve të mëdha hidrike (rreth 41,920 MËh për periudhën 13-20 shkurt) KESH e ka shitur në tregun e parregulluar, duke krijuar të ardhura shtesë prej 1.04 mln euro. Çmimi mesatar i ponderuar për sasinë e shitur për 8 ditët në vijim prej 41,920 MËh rezulton 24.70 Euro/MËh.

Sipas parashikimeve të bursës hungareze, gjatë gjithë muajit shkurt, çmimi i energjisë elektrike pritet të jetë i ulët. Sot në profilin bandë çmimi mesatar në bursën hungareze do të jetë 23.15 Euro/MËh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat