Kodheli në konferencën e Mynihut për emigrantët, Sirinë dhe sigurinë europiane

Shqipëria

Kodheli në konferencën e Mynihut për emigrantët, Sirinë dhe sigurinë europiane

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 21:10

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Lufta në Siri, katastrofa me emigrantët dhe kriza e sigurisë evropiane do të jenë çështjet kryesore në axhendën e kësaj konference, e cila ka nisur sot dhe i mbyll punimet më 14 shkurt.

Gjatë punimeve të kësaj konference, Ministrja Kodheli pritet të zhvillojë takime dypalëshe me personalitete dhe diplomatë të njohur.

Përveç Ministres Kodheli në konferencë marrin pjesë disa kryetarë shtetesh, si dhe shumë ministra të Jashtëm e të Mbrojtjes kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Në listë përfshihen: mbreti Abdullah i II i Jordanisë, presidenti i Polonisë Andrzej Duda, kryeministri i Irakut Haider al-Abadi, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, homologu i tij rus, Sergey Lavrov, ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoygu, ministri i Mbrojtjes i Britanisë, Michael Fallon, ai i Francës Jean-Yves Le Drian, si dhe përfaqësues të qeverisë gjermane.

Konferenca e 52-të e Sigurisë në Mynih po zhvillohet nën udhëheqjen e ambasadorit Wolfgang Ischinger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat