Topi: Nuk ka bashkëpunim me PD-në

Shqipëria

Topi: Nuk ka bashkëpunim me PD-në

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 20:49

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, i konsideron joseriozë zërat e ardhur nga Partia Demokratike për një bashkëpunim të mundshëm me partinë e tij.

“Sa herë është pyetur kryetari i partisë nga e cila vijnë këto deklarata, ai gjithmonë ka mbajtur një pozicion në heshtje. Kështu që, duke qenë të tilla, unë i marr si të tilla. Që do të thotë, janë deklarata të ditës dhe nuk i konsideroj deklarata serioze”, deklaroi Topi në një intervistë për TCH.

Duke qëndruar te Partia Demokratike, Topi thotë se “kushdo që mendon se do të shkojë në inercinë e një politike të vjetër, nuk ka të ardhme”.

Kreu i FRD-së ka komentuar edhe bashkëpunimin me Partinë Socialiste.

“Unë e kam shprehur edhe herë të tjera, është një bashkëpunim në kuadrin e pushtetit vendor, ekskluzivisht në këtë linjë. Nuk besoj që ka shkuar aty ku ne kemi menduar, por gjithsesi funksionon në mënyrë të limituar”, tha Topi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat