Vasili: LSI-ja e mbështet Byronë e Hetimit, do ta votojmë në Parlament

Shqipëria

Vasili: LSI-ja e mbështet Byronë e Hetimit, do ta votojmë në Parlament

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 20:06

Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbështesë dhe do të votojë në Parlament projektligjin e miratuar nga qeveria për ngritjen e Byrosë së Hetimit.

Në një intervistë për “Report TV”, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, shprehet se qëndrimi i partisë së tij ka qenë në mbështetje të draftit.

“Qëndrimi ynë ka qenë në mbështetje të këtij drafti. Kur ne të dëgjonim që partnerët kishin shqetësime, ne do të mendonim për të ridiskutuar rezervat. Duke qenë se partnerët s’kanë rezerva, ne e mbështesim dhe do e votojmë në Parlament. Ne do e votojmë dhe jemi të lumtur që drafti i dakordësuar mbërriti dhe do të miratohet Byroja e Hetimit”, thotë Vasili.

Ndërsa në lidhje me reformën në drejtësi, numri dy i LSI-së shprehet se maxhoranca është në sinkron, ndërkohë që pritet edhe përgjigjja e Komisionit të Venecias. Vasili shprehet se koalicioni qeverisës synon ta përmbyllë këtë reformë brenda pranverës.

“LSI-ja ka objektiv për ta çuar përpara reformën në drejtësi dhe miratimin e saj sa më parë, deri në pranverë. Nuk duhen vonuar ndryshimet kushtetuese, pasi janë kushte për integrimin e vendit në BE”, shprehet Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat