Dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit, gjatë periudhës janar-shkurt 586 përfitues

Shqipëria

Dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit, gjatë periudhës janar-shkurt 586 përfitues

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 19:14

Ish-të përndjekurit të cilët janë të gjallë do të kenë përparësi në marrjen e dëmshpërblimeve. Fondi për ish-të përndjekurit për vitin 2016 është vetëm 2 miliard lekë dhe vlerësohet i pamjaftueshëm për këtë kategori, ndërkohë që për dy muajt e parë të këtij muaji mësohet se janë rreth 586 përfitues. Pas ankesave të shumta të ish-të përndjekurve për marrjen e kësteve, Drejtoria e pagesave dhe dëmshpërblimit është duke implementuar një sistem të ri elektronik, përmes të cilit synohet të përshpejtohen ritmet e pagesave.

Kësti i pestë i ish-të përndjekurve do të shpërndahet brenda 2016. Gratë dhe të moshuarit mbi 75 vjeç do të kenë përparësi në marrjen e dëmshpërblimeve.

Ministria e Financave ka njoftuar se gjatë dy muajve të parë të këtij viti llogariten rreth 586 përfitues.

Fondi për dëmshpërblimet këtë vit është 2 mld lekë, nga të cilat 1.4 shkojnë për kategorinë parësore dhe pjesa tjetër për trashëgimtarët.

Alma Delija: 250 milion lekë për muajin janar dhe shkurt, rreth 518 përfitues. Ndërkohë që sot do të dalë dhe lista tjetër prej 68 përfitues për muajin shkurt në vlerën prej 30 milion lekësh.Pra 586 përfitues në një vlerë prej 280 milion lekësh.

Ndërkohë për të përmirësuar shpërndarjen e kësteve, Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimit deklaron se po implementohet një sistem i ri elektronik.

Alma Delija: Duke implementuar një sistem të ri që ëhstë krijuar enkas për proçedurat dhe praktikat tona të shpërndarjes së fondit të dëmshpërblimit. I gjithë ligji që ne kemi dhe punojmë është inkoporuar në këtë sistem, i cili do të na e lehtësojë shumë punën dhe do të na krijojë mundësinë që të paktën për kategorinë dytësore, për trashëgimtarët të ecim me një rritje më të shpejtë.

Pas ankesave të ish-të përndjekurve, Ministria e Financave sqaron gjithashtu se ky institucion merret vetëm me menaxhimin e fondit dhe jo me përgatitjen e dosjes, pasi këtë të drejtë e ka Ministria e Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat