Partitë e vogla për kodin, kërkojnë korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor

Shqipëria

Partitë e vogla për kodin, kërkojnë korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 19:13

Përmes një kërkese që i është drejtuar autoriteteve më të larta në vend dhe faktorit ndërkombëtar të akredituar në Shqipëri, partitë e vogla kërkojnë korrektim kombëtar të sistemit elektoral. Partitë kërkojnë gjithashtu edhe administratorë jo politik të Komisioneve Zgjedhore.

Në pritje te nisjes së punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor nga Komisioni parlamentar, partitë e vogla forcojnë kërkesat e tyre për korrektim kombëtar të sistemit elektoral, që do të rriste shanset për përfaqësim në parlament të këtyre partive.

Partitë i janë drejtuar me këtë kërkesë jo vetëm Komisionit, por edhe kreut të Kuvendit, Kryeministrit dhe Ambasadorëve të vendeve të BE dhe SHBA në Shqipëri.

Eduard Abazi: Sistemi zgjedhor proporcional rajonal duhet të shoqërohet me korrektimin kombëtar duke vlerësuar të gjitha votat e shqiptarëve për çdo subjekt politik dhe mundësinë e përfaqësimit real të tyre në institucionet që prodhojnë zgjedhjet.

Partitë e vogla kërkojnë gjithashtu edhe depolitizimin e Komisioneve që administrojnë zgjedhjet.

Eduard Abazi: Administrimi i proçesit zgjedhor në të gjitha nivelet duhet të bëhet jo nga Komision partiak në të gjitha fazat, gjatë përgatitjes së proçesit, gjatë votimit, numërimit si dhe nxjerrjes së rezultateve përfundimtare, përdorimi i teknologjisë, pra paisjeve elektronike për të realizuar votimin dhe numërimin elektronik të votave. Do të ishte një garanci që në Shqipëri të realizohen zgjedhje të lira dhe me standarte.

Partitë e vogla thonë se në zgjedhjet e fundit morën votat e 25% të votuesve në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat