Ambasadori zviceran: Më shumë dialog mes vendorëve dhe qytetarëve

Shqipëria

Ambasadori zviceran: Më shumë dialog mes vendorëve dhe qytetarëve

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 16:48

Në një dëgjesë publike, Bashkia e Durrësit paraqiti dhe diskutoi një strategji të re territoriale të dizenjuar me mbështetje nga Programi i financuar nga Zvicra për Decentralizimin dhe Zhvillimin Vendor (DLDP). Të pranishëm ishin anëtarë të këshillave bashkiake, qytetarë, biznese, dhe organizata vendore për një dialog mbi përparësitë dhe investimet e parashikuara për bashkinë e sapo zgjeruar.

“Unë përsëris këtu sot atë që kam thënë në disa raste së fundmi: që një demokraci funksionon vetëm kur banorët vendorë dhe autoritetet përfshihen në dialog, komunikojnë hapur, dhe ndërveprojnë vazhdimisht”, tha Ambasadori zviceran Christoph Graf. Ai iu referua dëgjesave publike si një nga instrumentet e dobishme për të rritur dialogun dhe që lejon qytetarët të shprehin pikëpamjet dhe shqetësimet e tyre. “Një vendim-marrje që konsideron opinionin public çon në rezultate më të mira në afat të gjatë” tha midis të tjerash Ambasadori Graf.

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ishte gjithashtu i pranishëm gjatë dëgjesës dhe foli mbi planet e ardhshme të zhvillimit për bashkinë e tij. Strategjia territoriale dhe një listë projektesh u prezantuan nga ekspertë dhe më pas u diskutuan me pjesëmarrësit në formën e pyetjeve dhe komenteve.

Kjo ishte nga dëgjësat e para publike të ndërmarra nga një bashki jashtë Tiranës dhe gjithashtu e para herë që ky program punon me Bashkinë Durrës. Strategjia territoriale doli nga koncepti i Zonave Funksionale i cili i sheh bashkitë jo vetëm nga pikëpamja strikte administrative por gjithashtu edhe nga një pikëpamje zhvillimore e cila konsideron faktorë social, ekonomike dhe rajonalë. Sipas strategjisë së re Durrësi shihet si nje qendër tërheqëse e zhvillimit ekonomik që ofron shërbime cilësore për qytetarët dhe për vizitorët. Për më tepër, në afat të gjatë, strategjia synon ta rivendosë Durrësin në rolin e tij historik si një pikë shkëmbimesh rajonale.

Ekspertiza zvicerane mbështeti draftin e parë të strategjisë që më pas u adaptua nga Bashkia Durrës. Një listë projektesh e cila mund të implementohet në zonën e Durrësit u identifikua dhe propozua nga DLDP dhe Bashkia. Lista përfshinte opinionin e ekspertëve dhe institucioneve, dhe gjatë dëgjesës së sotme u diskutua me qytetarët. Si strategjia territorial dhe lista e projekteve u konsultuan më parë me Ministrinë e Zhvillimit Urban, Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe ekspertë të pavarur.

Dëgjesat publike shihen si instrumente që mund të zbatohen mirë në kontekstin e reformës territorial në Shqipëri ku bashkitë tani janë më të mëdha dhe kanë sfida të reja. Programi me financim zviceran DLDP ka përvojë në ngritjen e platformave për dialog dhe komunikim midis autoriteteve vendore dhe qytetarëve. Në rajonet veriore të Shkodrës dhe Lezhës ka mbështetur qendra me një ndalesë si dhe mjete të reja informimi për komunat e mëparshme si dhe bashki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat