Linja të drejtpërdrejta detare dhe ajrore Shqipëri-Kroaci

Shqipëria

Linja të drejtpërdrejta detare dhe ajrore Shqipëri-Kroaci

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 15:52

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, priti sot në një takim ambasadoren e re të Kroacisë në vendin tonë, Sanja Bujas Juraga.

Në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy shteteve, u theksua se duhet të forcohet bashkëpunimi në fushën e transportit, sipas një komunikate për media nga MTI-ja.

Në takim u ra dakord që të planifikohet në të ardhmen një mbledhje e komisionit të përbashkët në fushën e transportit. Gjithashtu palët u dakordësuan që të punohet për vendosjen e një linje detare mes dy vendeve si dhe për të parë mundësinë e një linje të drejtpërdrejtë ajrore mes Tiranës dhe Zagrebit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat