Pollo: Drejtori i RTSH-së s’mund të kapet nga kryeministri

Shqipëria

Pollo: Drejtori i RTSH-së s’mund të kapet nga kryeministri

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 12:51

Kryetari i Komisionit të Medias, Genc Polllo, ka reaguar sa i takon nismës së PS-së për riformulimin e nenit për zgjedhjen e drejtorit të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Pollo thotë se ligji nuk mund të kalojë pa u konsultuar me ndërkombëtarët, BE-në, OSBE-në dhe Këshillin e Europës.

“Drejtori i RTSH-së nuk mund të kapet nga kryeministri”, thekson deputeti i Partisë Demokratike.

Përmes nismës së deputetit Alfred Peza , PS kërkon të riformulohet neni për zgjedhjen e drejtorit të Radio Televizionit Publik Shqiptar, duke theksuar që ky procesi të kalojë në pesë raunde.

“Në tre raundet e para, votimi për drejtorin e RTSH-së do të bëhet me votat e 3/5 të anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Në votimin e katërt dhe të pestë është Komiteti Drejtues i RTSH-së që vendos për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm me më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të tij”, thuhet në këtë propozim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat