Pas takimit me Nishanin, Meta takohet me Ramën

Shqipëria

Pas takimit me Nishanin, Meta takohet me Ramën

Nga: Gjergj Koja Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 11:52

Pas takimit me Presidentin Bujar Nishani, Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka nisur një takim me Kryeministrin Edi Rama. Takimi mes Metës dhe Nishanit ka zgjatur 15 minuta dhe mendohet se në qendër të tij është diskutuar mbi Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilën mazhoranca pretendon se ka miratuar variantin e dakordësuar me opozitën.

Takimet Rama-Meta tashmë të përjavshme zhvillohen në vilën qeveritare nr 30, ndërsa Kreu i Qeverisë shoqërohet nga ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe zv.Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Besohet se në qendër të takimit mes drejtuesve të dy partive kryesore në qeverisjen e vendit është situata ekonomike dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Për këtë të fundit një ditë më parë, Partia Demokratike deklaroi votën kundër variantit të propozuar nga Qeveria. Ndërsa për situatën ekonomike, Kreu i Kuvendit ka kërkuar më shumë transparencë në lidhje me koncensionet, çështje kjo e debatueshme edhe në Grupin Parlamentar socialist në fillim të javës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat