Dëborë në veri të vendit, ARRSH: Akset të kalueshme pa zinxhirë

Shqipëria

Dëborë në veri të vendit, ARRSH: Akset të kalueshme pa zinxhirë

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 11:31

Specialistët e Drejtorive Rajonale të Rrugëve bëjnë te ditur se situata e qarkullimit në akset kombëtare është normale. Mirëpo, sipas ARRSH gjatë pasdites së djeshme dhe gjatë natës ka pasur reshje dëborë në Pukë, Peshkopi, Bulqizë dhe në qarkun e Kukësit.

Trashësia e dëborës arriti 15-20 cm. Të gjithë kontraktorët morën masat për pastrimin e akseve dhe po vazhdon puna për hedhjen e kripës në zonat ku ka prani të ngricave.

Mësohet se të gjitha akset janë të qarkullueshëm pa zinxhirë. Në akset e tjerë, kontraktorët kanë bërë pastrimin e tyre nga materialet e rëna në rrugë, për shkak të reshjeve të shiut.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka prani ngricash, në zonat e njohura për rënien e materialeve në rrugë, si dhe të kufizojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat