Mogherini viziton Tiranën në mars, në fokus përmbushja e 5 prioriteteve kyçe

Shqipëria

Mogherini viziton Tiranën në mars, në fokus përmbushja e 5 prioriteteve kyçe

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 23:47

Përfaqësuesje e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të vizitojë Tiranën në datat 4 deri 6 mars. Kjo do të jetë vizita e saj e parë në kryeqytetin shqiptar që pas marrjes së detyrës si Shefe e Politikës së Jashtme të BE-së.

Sipas lajmit të publikuar nga disa media në Shqipëri, gjatë 48 orëve të qëndrimit në Shqipëri, Mogherini pritet të përcjellë kërkesën për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe veçanërisht realizimin e reformës në drejtësi, me qëllim që Shqipëria të mund të marrë një datë për hapjen e negociatave.

Ndërkohë paraprakisht në datën 16 shkurt ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të zhvillojë një vizitë në Bruksel. Ai do të ketë takime me Shefen e politikës së jashtme Mogherini dhe me Komisionerin për Zgjerim dhe Bashkimin Europian Johanes Han.

Mësohet se Bushati do të ketë takime me shefen e politikës së jashtme Mogherini dhe me Komisionerin për Zgjerim dhe Bashkimin Europian Johannes Hahn.

Në fokus të takimeve do të jetë axhenda integruese sikurse dhe zhvillimet më të fundit në rajon dhe më gjërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat