Tahiri: PD ishte dakord me draftin e Byrosë, konfirmimin e mora me e-mail

Shqipëria

Tahiri: PD ishte dakord me draftin e Byrosë, konfirmimin e mora me e-mail

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 22:10

Saimir Tahiri deklaron se opozita ishte dakord para disa ditësh për draftin ligjor të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ministri i Brendshëm thotë se ky konfirmim ka mbërritur me e-mail në adresën e tij. “U dakordësuam dhe e mora me shkrim nga partnerët ndërkombëtarë edhe konfirmimin e PD-së për draftin për Byronë”, tha Tahiri në emisionin “Top Story”, në “Top Channel”.

Tahiri thekson se u pranua mendimi i PD-së, që për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit të merret pëlqimi i kryeprokurorit.

“PD nuk e ka shfaqur kurrë dyshimin apo kundërshtimin që do ta emëroja unë drejtorin. Ka kërkuar vetëm që emërimin tim ta konfirmojë me shkrim Prokurori i Përgjithshëm”, tha Tahiri. Ministri i Brendshëm thotë se nuk ka pasur asnjë kundërshti nga LSI për projektligjin në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat