Kodheli: Lamtumirë "Kallashnikov"!

Shqipëria

Kodheli: Lamtumirë "Kallashnikov"!

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 21:24

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli bën me dije se Forcat e Armatosura Shqiptare do të sigurojnë pajisje dhe armatim modern sipas standardeve të NATO-s.

Kodheli është pjesëmarrëse në Ministerialin e NATO-s, që po mbahet në Bruksel.

Në një prononcim për “Top Channel” ajo deklaron: “Forcat tona të armatosura nuk e kanë pasur një armatim e municion të tillë më parë. Ne kemi përdorur famëkeqin 'Kallashnikov' në të gjitha rastet. Sigurisht, në misione të përbashkëta të NATO-s kemi shkuar me armatim të tjetërkujt e sot kemi armatimin tonë dhe do ta vazhdojmë këtë proces sepse është përmbushja e të gjitha kërkesave, është një proces i gjatë, por gjithsesi e favorizon FA sepse i bën që jo vetëm ta disponojnë këtë armë, por ndërkohë dhe i trajnon e i përgatit më mirë”.

Shqipëria parashikon të dyfishojë praninë e trupave në Afganistan, ndërsa merr pjesë në misionet e përbashkëta të NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat