Miratohen 6 projektligje, s'ka konsensus për Byronë e Hetimit

Shqipëria

Miratohen 6 projektligje, s'ka konsensus për Byronë e Hetimit

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 20:14

Kuvendi miratoi të enjten në mbrëmje disa projektligje dhe marrëveshje të rëndësishme . Kështu, me 71 vota pro, 2 vota kundër dhe 38 abstenime deputetet miratuan disa ndryshime në ligjin “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”.

Krahas tij, u miratua me 109 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim, ndryshimet në ligjin “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”; me 72 vota pro, 1 kundër dhe 39 abstenime, ndryshimet në ligjin “Për transportet rrugore”.

Ndërkohe u miratua dhe ratifikimi i dy marrëveshjeve me palën gjermane, ajo ‘për bashkëpunimin kulturor’ me 108 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim dhe me KFW Frankfurt Am Main, për financimin e Programit “Infrastruktura bashkiake’ për furnizimin me ujë dhe kanalizime të disa qyteteve të vendit, me 111 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Me 111 vota parlamenti miratoi gjithashtu pr/vendimin për ngritjen e komisionit hetimor për bazën e të dhënave tatimore.

Seanca e sotme plenare u shoqërua me debate të forta mes palëve rreth projektligjit “Për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit”(BKH). Maxhoranca mbrojti draftin e miratuar të mërkurën në Këshillin e Ministrave, i cili, sipas saj, është i dakortësuar me Partinë Demokratike dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ndërsa për opozitën varianti i propozuar nga qeveria për krijimin e Byrosë së Hetimit nuk ka pëlqimin e saj, pasi nuk merr parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat