Vlorë, Eksporti i ullirit rritet me 5000 ton në krahasim me 1 vit më parë

Shqipëria

Vlorë, Eksporti i ullirit rritet me 5000 ton në krahasim me 1 vit më parë

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 19:45

Në Vlorë ekspertët e bujqësisë japin shifra pozitive për sektorin e kultivimit të ullirit.

Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar fermerët investuan më shumë për prodhimin e ullirit dhe nënprodukteve të tij, duke eksportuar 50% nga 12 mijë tonë prodhim në total.

Qarku i Vlorës zë vendin e parë në prodhimin dhe eksportin jashtë Shqipërisë së vajit të ullirit. Kreu i Drejtorisë së bujqësisë dhe ushqimit në Vlorë Beqir Kashuri thotë se nëse fermerët do të investonin më shumë në këtë sektor, qarku do të kishte të ardhura shumë më të larta në bujqësi.

Beqir Kashuri: “Në përjashtim të Kurorës së Vlorës, e gjithë Riviera dhe jugu i Shqipërisë ka pasur prodhim të bollshëm.Është rritje elitë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europe sepse këtu rritet ulliri natyral dhe prodhon vajin e ullirit me cilësinë më të lartë.”

Që prej vitit 2010-të kultivimi i ullirit është shoqëruar me subvencione mbështetëse për rreth 450 fermerë që kanë përfituar.

Aktualisht prodhimi i ullirit ka arritur në 12.000 tonë nga 7.000 mije që ka qënë një vit më parë, nga të cilat rreth 50% shkojnë për eksport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat