Pas përplasjeve në PSD, Gjinushi rimerr kontrollin e partisë

Shqipëria

Pas përplasjeve në PSD, Gjinushi rimerr kontrollin e partisë

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 18:51

Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi ka mundur të marrë kontrollin e forcës politike që drejton pas debateve që u zhvilluan në fillim të javës në lidhje me pretendimet se një pjesë e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të kësaj partie nuk u lejuan të futen në mbledhjen e organizuar. Të hënën Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së nuk u lejua të futet në mbledhje, ndërsa përpiqej të paraqiste një mocion mosbesimi për kreun e kësaj force politike. Mbledhja e thirrur në fillim të javës u shty, ndërsa ajo u mbajt sot duke pezulluar nga detyra disa nga zyrtarët e PSD-së.

“Këshilli vendosi miratimin e marrëveshjes me Kryeministrin dhe PS-në. E dyta ka vendosur të mbledhë aktivin diku nga qershori dhe pastaj do të caktohet edhe kongresi dhe e treta sigurisht duke i dënuar këto veprime, pasi asnjë anëtar këshilli nuk kishte të hënën, ishte një provokacion i qartë. Masat për njerëzit që provokuan këtë, Muhamend Gaba lirohet nga detyra për veprimet e tij në kundërshtim me çdo lloj norme dhe etike. Zoti Rustemi ka ofruar një tërheqje si sekretar, dhe funksionet e tjera, partia i njeh kontributet e tjera. Nga posti i sekretarit është i pezulluar edhe me pëlqimin e tij”, deklaroi kryetari i PSD Skënder Gjinushi.

I pyetur nga gazetarët nëse nuk janë lejuar anëtarë të këshillit të hyjnë në mbledhje, Gjinushi tha se askush nuk është penguar të futet në godinë. “Janë ndaluar të hyjnë njerëz që nuk ishin të këshillit. Këshilli është ky”, tha Gjinushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat