Basha: Rama po luan bllofin me draftin për BKH, gënjeshtar i certifikuar nga Brukseli në Honolulu

Shqipëria

Basha: Rama po luan bllofin me draftin për BKH, gënjeshtar i certifikuar nga Brukseli në Honolulu

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 18:48

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes një deklarate në lidhje me debatin e zhvilluar në Kuvend mbi Byronë Kombëtare të Hetimit. Basha tha se drafti i miratuar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë është rrëzuar më 21 Dhjetor nga Venecias, ndërsa shtoi se Kryeministri po luan bllofin me variantin e propozuar.

“Dielli me shoshë dhe e vërteta me rrena nuk mbulohen dot. Drafti që solli Rama sot në parlament ra më 21 dhjetor kur foli Venecia e tha se Byroja nuk mund të ketë drejtim tjeter vec prokurorisë. E ftova publikisht 3 herë ta miratonim me ndryshimin e Venecias dhe tha do pres prapë Venecian. Tani luan bllofin me draftin e skarcuar. S'i kam faj unë që njihet si gënjeshtar i certifikuar nga Brukseli në Honolulu”., theksoi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat