Ja shuma e majme që Fullani kërkon në gjyqin me Bankën

Shqipëria

Ja shuma e majme që Fullani kërkon në gjyqin me Bankën

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 15:54

37.68 milionë lekë është vlera e dëmshpërblimit që ish-Guvernatori Ardian Fullani kërkon të përfitojë nga Banka e Shqipërisë.

Fullani e ka paditur institucionin më të lartë financiar në vend, për ndërprerje të padrejtë të mandatit të tij.

Fullani kërkon pagën dhe përfitimet që ka pasur më parë si Guvernator dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, nga data e shkarkimit të tij në shtator 2014 deri më 17 nëntor 2018, afati i përcaktuar për përfundimin e mandatit të tij.

Të ardhurat mujore të Fullanit, përfshirë pagën dhe honoraret, për vitin 2013 kanë qenë 753. 759 lekë në muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat