MK: Shtyhet zhvendosja e eshtrave të Ibrahim Kodrës

Shqipëria

MK: Shtyhet zhvendosja e eshtrave të Ibrahim Kodrës

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 15:48

Ministria e Kulturës ka njoftuar se në vijim të kërkesës së fondacionit “Ibrahim Kodra” ceremonia në nderim të mjeshtrit, "Nder i Kombit" i cili do të prehet në Memorialin në Kodrat e Liqenit, shtyhet për një datë tjetër të mëvonshme.

Sipas një njoftimi për shtyp të MK-së, ekzekutorët testamentarë kërkojnë të vlerësojnë momentin më të pjekur për të proceduar me amanetin e mjeshtrit për t’u prehur në Tiranë, ose në Durrës.

Fondacioni “Ibrahim Kodra” përjetësues të vullnetit të mjeshtrit Kodra, në nismën e tij për plotësimin e vullnetit të maestros paraqitur në Ministrisë e Kulturës, theksonte rëndësinë e promovimit të vlerës së artistit dhe të njeriut. Me kërkesë të vazhdueshme të ekzekutorëve testamentarë të maestro Ibrahim Kodrës, në kuadër të dhjetë vjetorit të vdekjes së tij, Ministria e Kulturës, autoritetet vendore, në përputhje me ligjet në fuqi, nisën një bashkëbisedim me komunitetin e Ishmit, për të mundësuar vendosjen e eshtrave në Tiranë, sipas vullnetit të tij.

“Megjithëse bisedimet disa ditore të zëvendësministrit të Ministrisë së Kulturës, të përfaqësuesve të ekzekutorëve testamentarë si dhe angazhimit të deputetëve të zonës, si pasojë e keqkuptimeve, keqinformimeve dhe keqpërdorimeve për rastin në fjalë, një grup banorësh krijuan një rezistencë të paarsyeshme dhe të padrejtë për procedurat ligjore të përmbushjes së amanetit të fundit të maestros”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ibrahim Kodra është shqiptari i madh, që përjetësoi me artin e tij buzëqeshjen e njerëzimit. Ai është figura që na bashkon të gjithëve dhe i tillë do mbetet dhe pas vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat