Berisha-Ramës: Me dy fantazma në shpirt, Sali Berishën dhe Lul Bashën, jetën në politike e ke të shkurtër

Shqipëria

Berisha-Ramës: Me dy fantazma në shpirt, Sali Berishën dhe Lul Bashën, jetën në politike e ke të shkurtër

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 14:12

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu përgjigj me një batutë Kryeministrit Edi Rama, pas batutave të tij në drejtim të kreut demokrat Lulzim Basha, të cilin disa herë e cilësoi si administratorin e PD-së, dhe që e ka kthyer këtë parti në një kopësht pa drekë.

“Me dy fantazma që ken ë shpirt, Sali Berishën dhe Lul Bashën, një gjë të garantoj, se jetën në politikë do e kesh të shkurtër. Këtë po ta them se u more gjatë me kryetarin e PD-së dhe me mua”, tha Berisha duke iu përgjigjur batuta të Ramës. Ky i fundit e cilësoi ish-Kryeministrin si babagjyshin më gënjeshtar duke shtuar “mjerë ato nipër dhe mbesa që kanë një babagjysh që është gënjeshtari më i madh në këtë vend”.

“Je gënjeshtari më i madh, je babagjysh gënjeshtar. Dilje me varkën e Sulo Gradecit për të parë Nexhmijen kur varte rrobat. Ti mund të dalësh sot dhe të thuash se i flisje djalit të Enver Hoxhës kundër Partisë së Punës, por kur vdiq Hysniu ti ia lage me lot fustanin Vitos”, u shpreh Rama gjatë replikave në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat