Byroja Kombëtare e Hetimit/Meta: Varianti i miratuar, ai i dakordësuar me PD. Votat e LSI pro reformave të çertifikuara nga ndërkombëtarët

Shqipëria

Byroja Kombëtare e Hetimit/Meta: Varianti i miratuar, ai i dakordësuar me PD. Votat e LSI pro reformave të çertifikuara nga ndërkombëtarët

Nga: Gjergj Koja Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 12:04

Votat e deputetëve të LSI do të jenë gjithmonë pro reformave dhe inisiativave të çertifikuara nga ndërkombëtarët. Është ky reagimi i Kryetarit të Kuvendit, njëkohësisht edhe Kryetar i LSI-së, Ilir Meta, në lidhje me Byronë Kombëtare të Hetimit. Sipas tij, drafti i miartuar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, është ai i dakordësuari mes palëve.

Meta tha se askush nuk është ndaluar të ndryshojë mendim, por ajo që është e rëndësishme është që palët të dakordësohen dhe ky institucion të ngrihet dhe të vihet në funksion sa më parë. “Ne mbështesim cdo institucion që synon të luftojë korrupsion dhe krimin e organizuar në këtë vend. Ka qenë një lajm i shkëlqyer që PD është dakordësuar me këtë çështje dhe ky është një lajm shumë i mirë.

Ministrja e Shtetit, Ermonela Felaj dje bëri një konferencë për shtyp ku deklaroi se gjithçka ka qenë e dakordësuar. Tani besoj dhe shpresoj të ketë mbërritur në kuvend dhe të fillojmë menjëherë procedurat. Të shprehet dhe komisioni i Reformës së Drejtësisë dhe të nisa sa më parë nga puna. Nuk shikoj asnjë problem asnjë shqetësim.

LSI do të votojë çdo reformë që Iishërben transparencës luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të 19 votat e sigurta të LSI-së do të jenë gjithmonë në përkrahje të reformave dhe inisiativave vetëm me një kusht që të jenë të çertifikuara nga ndërkombëtarët. Sa i takon votës së zotit Braho është e dyfishtë sa i takon votës së LSI-së do të jetë gjithmonë në drejtimin e duhur”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat