Rama: Biblioteka e Beratit po transformohet rrënjësisht falë programit të Rilindjes Urbane (Foto)

Shqipëria

Rama: Biblioteka e Beratit po transformohet rrënjësisht falë programit të Rilindjes Urbane (Foto)

Nga: Gjergj Koja Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 11:22

Biblioteka e qytetit të Beratit po transformohet rrënjësisht përmes programit të Rilindjes Urbane, një qytet i lënë në harres për 20 vite, duke i nëpërkëmbur vlerat e tarshëgimisë kulturore. Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin me disa foto rreth punës që po bëhet në këtë objekt.

“Biblioteka e qytetit po transformohet rrënjësisht përmes programit kombëtar të Rilindjes Urbane, në një qytet ku pas njëzet e kusur vjetësh është kthyer vëmendja e qeverisë ndaj vlerave të nëpërkëmbura të trashëgimisë kulturore dhe territorit të prodhimit bujqësor”.

Kryeministri Rama sjell nëpërmjet imazhit foto të biblioteka e qytetit të Beratit, nga një rrënoje në një qendër të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë së qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat