Integrimi/Vlahutin: Përgjegjësi e politikanëve shqiptarë, duhet dialog

Shqipëria

Integrimi/Vlahutin: Përgjegjësi e politikanëve shqiptarë, duhet dialog

Nga: Gjergj Koja Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 10:59

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, është treguar e prerë në qëndrimin e saj në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së, duke e cilësuar këtë si një përgjegjësi direkte të politikës shqiptare.

Vlahutin tha se procesi i integrimit të Shqipërisë është një çështje e brendshme, që i takon klasës politike shqiptare.

E pranishme në konferencën “Mbështetja e BE-se dhe qytetarët shqiptarë – një perspektivë rajonale”, Vlahutin tha se detyrimi për ti shpjeguar shqiptarëve procesin është përgjegjësia e politikanëve, dhe e të gjitha atyre të cilët kanë të bëjnë me këtë process, është edhe përgjegjësia jonë.

“Është dialogu juaj i brendshëm që do të luajë një rol. Është rrugëtimi juaj dhe dialogu është brenda për brenda jush.
Ky është një transformim i shoqërisë, është një proces që ndryshon cdo gjë që bëhet në thelbin e vete. Është një cështje e brendshme, kurse në përpiqemi tju ndihmojmë”, tha Vlahutin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat