Ambasadori rus: Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Rusi mund të zgjerohet më tej

Shqipëria

Ambasadori rus: Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Rusi mund të zgjerohet më tej

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 00:31

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, shfrytëzoi një aktivitet kushtuar ditës së diplomatit, për të evidentuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Zyrtari i lartë rus, tha se bashkëpunimi ekonomik mes Rusisë dhe Shqipërisë mund të zgjerohet edhe më tej në fusha si energjia apo turizmi, që paraqesin potenciale të përbashkëta zhvillimi.

“Bashkëveprimi ynë me Ministrinë e Jashtme shqiptare dhe institucioneve të tjera janë zhvilluar në mënyrë konstruktive dhe jam besimplotë se falë kësaj, në vijim do të shfrytëazohen edhe potenciale të tjera bashkëpunimi ekonomik mes vendeve tona. E kam fjalën kryesisht për energjinë, industrinë, turizmin, bujqësinë dhe fusha të tjera që paraqesin interes të ndërsjellë”.

Festa e diplomatëve rusë, është kthyer në një traditë të përvitshme, ndërsa një mesazh urimi kishte përgatitur edhe Ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, që u shfaq në videoprojektor.

Zyrtari i lartë rus tha se puna e diplomatëve sot po kryhet në kushte të vështira përballë rreziqeve si terrorizmi dhe krimi i oraganizuar.

Në aktivitet morën pjesë ish-Ambasadorë dhe ish-studentë shqiptarë në universitetet ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat