Shehi: PD, larg LSI-së; të rigrupojmë të djathtën

Shqipëria

Shehi: PD, larg LSI-së; të rigrupojmë të djathtën

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 22:47

Ai është sot me të djathtën në opozitë, por si gjithmonë kjo nuk e pengon të jetë shumë kritik me të tijët.
“T‘i ofrojmë Shqipërisë disa fytyra të reja, me duar të pastra, me fytyrë e duar të pastra. Nëse e nesërmja duhet të vijë me fytyrat e të djeshmes nuk vlen dhe nuk vjen kurrë. Kështu që do t‘i sugjeroja zotit Basha ta ketë parasysh këtë punë që e nesërmja nuk ndërtohet me njerëzit e së djeshmes“, shprehet Dashamir Shehi.

Por a është e shkëputur PD nga e djeshmja? Aq më tepër kur edhe faktori ndërkombëtar po e njeh forcën e së djeshmes ende sot në Selinë Blu?

“Ndërkombëtarëve mund të mos u interesojnë kaq shumë fatet e Shqipërisë dhe e ardhmja e shqiptarëve. Mund t‘i interesojnë rrethanat imediate, konkrete, por megjithatë kjo nuk është se e lidh këtë thjesht pse takojnë zotin Berisha apo s‘e takojnë . Une gjykoj që kjo duhet të jetë filozofia e gjeneratës së re politike, jo e anagrafës opozitare, se ashtu për ta mbushur me goca e çuna gjimnazi është e kollajtë, por ta mbushim me substancë reale politike“, deklaron kreu i LZHK-së.

Për Shehin, testi i vërtetë i Partisë Demokratike për ndarjen nga e shkuara, është pikërisht aleanca e shkuar me Ilir Metën.

“E djathta shqiptare, PD në radhë të parë, bashke me ne të tjerët, aleatët, ka forca të mjaftueshme ta qeverisi vetë Shqipërinë, të jetë alternativë e mjaftueshme pa pasur nevojë për LSI-në apo LSI-ra të tjera që rëndom i ka përdorur gjatë viteve të pushtetit“, thotë Shehi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat