Berisha: Rama heq maskën, doli cullak për bllokimin e reformës në drejtesi!

Shqipëria

Berisha: Rama heq maskën, doli cullak për bllokimin e reformës në drejtesi!

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 18:20

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzon Kreun e Qeverisë Edi Rama si bllokuesin e reformës në drejtësi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha thekson se Rama hodhi poshtë rekomandimet e Komisionit të Venecias në lidhje me Byronë e hetimit, ndërsa miratoi një ligj që e bën atë krye-hetues dhe kryeprokuror të vendit.

“Më në fund Edi Rama hoqi masken, doli cullak dhe votoi haptas për bllokimin e reformës në drejtësi.

Rama, për realizimin e këtij bllokimi sot miratoi në qeveri ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit, të hedhur poshtë nga Komisioni i Venecias si një ligj që bën Ramën krye-prokuror dhe krye-hetues të vendit, pra që bën të mundur që të jetë ai që do të diktojë hetimin dhe akuzën e cilit do ai në të gjitha fushat.

Me këtë akt, duke hedhur poshtë rekomandimet e Komisionit të të cilat nuk pranojnë drejtimin nga jashtë pra nga policia të saja dhe kërkojnë që të varet nga prokuroria Rama dëshmoi se ka tmerr nga reforma e vertetë e drejtësisë, e cila e nxjerrë jashte kapjes politike, jashtë duarve të zeza të tij drejtesinë e vendit.

Rama hoqi maskën dhe faktoi se ai nuk pajtohet me parimet e Venecias për sistemin e drejtësisë ndaj dhe do të bllokojë me çdo kusht reformën e drejtësisë, nga e cila ka tmerr sepse ai shef veten në ëndërr gjithnje para togave të zeza për sarajet e Surrelit dhe pallatin 5 katësh pa asnjë lloj fature!”, shkruan Berisha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat