Byroja e Hetimeve, Meta: Për ne ka rëndësi respekimi i Kushtetutës

Shqipëria

Byroja e Hetimeve, Meta: Për ne ka rëndësi respekimi i Kushtetutës

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 17:44

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, thekson se, e rëndësishme në lidhje me Byronë Kombëtare të Hetimit është që të respektohen parimet e Kushtetutës dhe të jetë efikase.

Në një prononcim dhënë për “Ora News”, lidhur me formulën e propozuar për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Kryetari i Kuvendit shprehet se, e rëndësishme është që kjo strukturë të ngrihet dhe të jetë efikase.

“Nuk kam hyrë asnjëherë në brendinë e këtij projekti . E kam theksuar që për ne është e rëndësishme të ngrihet dhe të jetë efikase. Nuk është shumë e rëndësishme sesi ngrihet dhe ku ngrihet. Pra për ne ka rëndësi që të respektohen parimet e Kushtetutës dhe e dyta të jetë efikase.

Kjo është mjaft e rëndësishme. Dhe ajo që është po kaq e rëndësishme është që ky është varianti më i fundit, për të cilën PD ka rënë dakord edhe me përfaqësuesit e OPDAT-it.

Mua ma ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm, edhe Kryeministri, dhe tani i takon Parlamentit dhe Komisionit të Reformës në Drejtësi që të shprehen edhe për këtë çështje dhe të miratohet sa më shpejt në Kuvend”,- theksoi Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat