Debate në Grupin Parlamentar të PD/ Selami-Bashës: I le betejat përgjysëm, të jemi më seriozë

Shqipëria

Debate në Grupin Parlamentar të PD/ Selami-Bashës: I le betejat përgjysëm, të jemi më seriozë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 17:30

Mbledhja e Grupit Parlamentar demokrat nuk ka kaluar pa debate, gjatë pjesës së zhvilluar me dyer të mbyllura, pas fjalimit zyrtar të Kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Ka qenë deputeti Eduard Selami që ka kërkuar më shumë seriozitet nga ana e partisë më të madhe opozitare në lidhje me cështje të rëndësishme, si ajo e reformës në drejtësi.Burime nga PD theksojnë se deputeti Selami ka kërkuar konsistencë në aksionet e opozitës, madje ka shtuar se deri më tani qëndrimi i shfaqur nga opozita në lidhje me Byronë e Hetimit dhe Reformën në Drejtësi është i paqartë. Mësohet se Selami ka kërkuar nga Basha që Grupi Parlamentar të jetë pjesë e vendimmarrjes, sidomos për cështje të rëndësishme, si reforma në drejtësi. Madje sipas Selamit, PD po përsërit të njëjtat gabime sikundër bëri me reformën territorial.

“Ju lini betejat në mes të rrugës, na thatë se do largohet Ilir Meta dhe nuk ndodhi asgjë”, iu drejtua Selami, Bashës. Ndërsa ky i fundit duke replikuar tha se është në krye të punëve dhe nuk ka lënë asnjë betejë në mes të rrugës. Një tjetër shqetësim i shprehur nga deputeti Selami në drejtim të kreut demokrat Lulzim Basha ishte mungesa e transparencës. Burimet theksojnë se deputeti demokrat duke iu drejtuar Bashës u shpreh se grupi parlamentar nuk mund të mblidhet për ti thënë ato cka do të deklarojë ai pas mbledhjes, por deputetët duhen respektuar. “Deri më tani qëndrimi i mbajtur për reformën në drejtësi është i paqartë. Ne duhet të jemi më serioz me reformën në drejtësi dhe Byronë e Hetimit. Deputetët duhet të jenë të qartë në mënyrë që të dimë si të mbrojmë argumentet pro dhe kundër kësaj reforme. Nuk mund të bëjmë të njëjtat gabime si në rastin e reformës terrotoriale”, mësohet të jetë shprehur deputeti Selami. Kritikën e fundit në drejtim të kreut të PD-së, deputeti demokrat e ka pasur për respektimin e orarit të mbledhjes, i cili duket se nuk respektohet fare nga Basha gjatë mbledhjeve të grupit parlamentar, duke detyruar deputetët të qëndrojnë për më shumë se 30 minuta në pritje të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat