Basha-Ramës: Harroje që opozita punon për sarajet e Surrelit

Shqipëria

Basha-Ramës: Harroje që opozita punon për sarajet e Surrelit

Nga: Gjergj Koja Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 16:28

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur përmes rrjeteve sociale Kryeministrit Edi Rama në lidhje me Byronë Kombëtare të Hetimit. Pas akuzës së bërë nga Rama në drejtim të opozitës duke i cilësuar si gënjeshtarë që si bën dot më nëna, Basha shpreh gadishmërinë për të votuar draftin e dakordësuar sipas Venecias, por shton se opozita nuk punon për sarajet e Surrelit. “Votojmë që nesër draftin e dakordësuar sipas Venecias për Byronë e Hetimit! Por harroje se Opozita punon për sarajet e Surrelit”, shkruan Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat