Byroja e Hetimit, Rama reagon pas qëndrimit të Berishës e Bashës: Gënjeshtarë si këto s’bën dot nëna

Shqipëria

Byroja e Hetimit, Rama reagon pas qëndrimit të Berishës e Bashës: Gënjeshtarë si këto s’bën dot nëna

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 16:10

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale në lidhje me qëndrimin e shfaqur nga kreu i opozitës Lulzim Basha dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, pas miratimit nga qeveria të draftit ligjor për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Berisha tha se drafti i propozuar nuk merr parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias, ndërsa Basha theksoi se nëse këto rekomandime nuk janë marrë në konsideratë, atëherë drafti i paraqitur në Kuvend është një farsë. Por Kryeministri Rama referuar kërkesave të opozitës për miratimin me procedurëtë përshpejtuar të Byrosë së Hetimit dhe qëndrimit të mbajtur pas miratimit të draftit nga Qeveria, shkruan se gënjeshtarë si këta s;bën dot më nëna.

“ Dikush duhet t'ia freskojë kujtesën publikut lidhur me ç'u deklarua deri dje për Byronë e Hetimit! Gënjeshtare si këta s'bën më dot nëna jo!”, shkruan Rama në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat