Punësimi i të rinjve, Rama replikon me Fugën: Një mendimtar i shquar e kishte shqyer gojën me ato që thotë

Shqipëria

Punësimi i të rinjve, Rama replikon me Fugën: Një mendimtar i shquar e kishte shqyer gojën me ato që thotë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 16:09

Kryeministri Edi Rama nuk ndalet në replikat e tij me cilindo që shpreh kritika ne lidhje me ato që konsiderohen si prioritete për Qeverinë. Këtë rradhë, Rama ka replikuar në distancë dhe indirect me akademikun Artan Fuga përsa i takon punësimit të të rinjve. Në një koment në rrjetet sociale, Fuga shpjegonte arsyet pse Shqipëria nuk punëson sot, duke i quajtur mashtrues ordinerë qeveritarët qe thonë se rinia është dembele.

“Këtu nuk ka punë dhe dalin ca mashtruesa ordinerë, plehra, që thonë se punë ka por rinia është dembele. Turp, turp, turp. Këtu ka plasur cipa e turpit!”¬, shkruante Fuga.

Duket se ky koment i tij ka prekur Kryeministrin, i cili prej shumë muajsh deklaron se punë ka, por shqiptarët nuk preferojnë kërkesat e tregut. Në një aktivitet të organizuar për punësimin professional, Rama pa i përmendur emrin, iu referua pikërisht deklaratës së Fugës, duke theksuar se ai e kishte shqyer gojën shumë në atë që tha.

“Vende pune ka, nevoja për punë ka, por nuk ka profesionistë e zanatcinj që t’i përgjigjen nevojave, sepse në këtë sipërmarrje nevojës për tornitor, axhustatorë, montues panelesh etj nuk i përgjigjen të papunë që s’kanë haberin nga zanati apo që kanë diplomë për jurist. Më ka ardhur shumë zor kur kam parë një profesor mendimtar i shquar i cili e kishte shqyer gojën deri në atë pikë sa të thoshte se c’jemi ne që u kërkojmë shqiptarëve të kenë zanate apo të punësohen cirakë të privati ndërkohë që kanë diploma”,¬ tha Rama.

Sipas tij, ky është problemi, kjo është mbjellja e farsës dhe pabesisë së pashoqe që iu është bërë prindërve që janë investitorët e kursimeve dhe fëmijët që iu hapën pa asnjë sinjalistike, autostradat e shpejtësisë së lartë për të hyrë në universitete ku kishte vend për t’u parkuar që të gjithë e në fund u mbeti në dorë, tundja në erë e iplomës pa asnjë vlerë.

“Që sot je jurist, por sipas të gjitha gjasave mund të jesh edhe gjysmë analfabet. Inxhinierët tanë punojnë në Kanada, këtu ne jemi mbushur me jurist, ndaj drejtësia këtu ka ecur më mirë se gjitha gjerat e tjera, në cdo 7 metëra gjen një jurist, jam i papunë por jam jurist, taksixhi, roje por edhe jurist. Nuk gjendet në korcë kasap, ishte një fabrikë e shkëlqyer, e gatshme për zinxhirë vendesh pune, juristët e bëjnë kasapin kur janë gjykatës e jo për të prerë mishin”¬, tha Rama.Po kështu Rama ka ironizuar edhe interesimin në rritje për profesionin e berberit dhe parukierëve, kur tha se nëse të gjithë do të bëhen berberë apo parukierë, atëherë Shqipëria do të kthehet në qendrën e botës për të qethur apo rregulluar modele flokësh.

Sipas tij, vendet e lira në zyrat e punës nuk zgjidhin problemin se si të kesh një rrogë e të mos shkosh në punë.
”Një nga aspiratat kryesore të parazitëve dhe dembelëve që ankohen se s’ka punë, pastaj thonë pse këtë punë do bëj unë. Në Europë nuk ka vend tjetër që vijnë prindërit deri 75 vjec nga ana e anës në Tiranë për të kërkuar punë për djalin 40 vjec. S’ka vend për pesimizëm sepse kemi bërë reformë që u kundërshtua nga gjithfarë opozitash e filozofësh dhe ka hapur një rrugë të re, kemi një dyfishim që do vijojë të numrit që shkojnë në profesionale, nëse Gjermania është shembull, edhe në këtë pikë është shembull i shkëlqyer edhe për këtë të vërtetë të thjesht딬 tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat