Ish-Kreu i SHISH emërohet zv.ministër i Transportit

Shqipëria

Ish-Kreu i SHISH emërohet zv.ministër i Transportit

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 15:00

Ish-kreu i SHISH Bahri Shaqiri është emëruar zv/ministër i Transportit dhe Infrastruktuës. Shaqiri ka ushtruar detyrën e kreut të SHISH nga viti 2005 deri në vitin 2012. Shaqiri u shkarkua nga detyrua, pas zgjedhjes së Presidentit Bujar Nishani, i cili aprovoi kërkesën e Kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha.

Gjithashtu në mbledhjen e Qeverisë janë miratuar edhe zv/ministra të tjera.

Adela Shera Karapici, me vendim qeverie emërohet zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ndërkohë që Roni Telegrafi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat