Byroja e Hetimit/Berisha: Drafti, jo në përputhje me Venecian. Meta: Do procedojmë me shpejtësi, sic kërkon PD

Shqipëria

Byroja e Hetimit/Berisha: Drafti, jo në përputhje me Venecian. Meta: Do procedojmë me shpejtësi, sic kërkon PD

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 14:03

Miratimi nga Qeveria për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit duket se nuk do të marrë mbështetjen e opozitës, pasi drafti nuk ka marrë parasysh rekomandimet e Venecias. Megjithatë, LSI-ja, partia e dytë më e madhe në koalicionin qeveritar ka përshëndetur pr/ligjin e miratuar nga Qeveria, ndërsa ka paralajmëruar miratimin e saj me procedurë të përshpejtuar sikundër kërkon opozita.

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë s drafti i miratuar në qeveri nuk është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ai u shpreh se “mbështes rekomandimin e Venecias për task forcë për korrupsionin në prokurori. Varianti i Byrosë si polici gjyqësore, para rekomandimeve të Venecias”.

Por,Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pasi ka përshëndetur miratimin e pr/ligjit në mbledhjen e Qeverisë tha se Kuvendi do të procedojë me shpejtësi sic kërkon opozita. Meta theksoi se është e rëndësishme që Byroja Kombëtare e Hetimit të jetë efikase dhe kushtetuese. “Debatet e tjera nuk kanë rëndësi”, theksoi Meta.

Gjithashtu edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat ka përshëndetur miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Qeveria. “Ne mbështesim plotësisht draftin e miratuar. Është shumë mirë që e kemi këtë draft, një ligj të mbështetur dhe nga OPDAT. Kryesorja të ecim sa më parë në zbatim të tij.

Mbështesim dhe më tej në rrugën e miratimit të strukturës dhe vënien në funksionim të saj”, theksoi Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat