Bushati takim me strukturat e PS në Kukës: Për zgjedhjet e 2017 të zgjidhen njerëz me integritet

Shqipëria

Bushati takim me strukturat e PS në Kukës: Për zgjedhjet e 2017 të zgjidhen njerëz me integritet

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 13:15

Në zgjedhjet parlamentare të 2017 duhet të zgjidhen kandidatë me integritet. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i deleguar për Qarkun e Kukësit dhe Shkodrës për organizimin e strukturave të Partisë Socialiste.

Në takimin e zhvilluar në Kukës, Bushati gjithashtu kërkoi nga strukturat e PS-së që të mos lejojnë shkarkimet politike nga puna prej Bashkisë së Kukësit. Bushati kërkoi angazhimin e të gjithë kontribuesve të kësaj partie në rang qarku.

“ Të përzgjidhen njerëzit më të mirë, ata që mund të përfaqësojnë më mirë Kukësin dhe Hasin. Ata njerëz që do të kandidojnë duhet të kenë reputacionin e duhur dhe mbështetjen e secilit prej nesh për ta cuar secilën nga njësitë e bashkisë, drejt fitores”, tha Bushati.Në vijim ai kërkoi nga strukturat socialiste që të reagojnë ndaj shkarkimeve që bëhen nga Bashkia e Kukësit, duke theksuar se nuk mund të pranohet që njerëzit të largohen nga administrata me lista.

“Duhet të reagoni ndaj asaj çka po ngjet në Bashkinë Kukës, me mënyrën si po hiqen njerëzit nga puna. Kjo është Shqipëria e shek XXI dhe jo e shekullit XVII që njerëzit hiqen nga puna me lista”, tha Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat